Thirrje për Ligjërues/e:
Instituti Demokratik MOZAIK fton profesionistë të fushave si Juridiku, Shkencat Politike, Historia, Ekonomia, Gjeografia apo shkencave të tjera shoqërore të aplikojnë për pozitën e Ligjëruesit/es.
DETYRAT KRYESORE:
Mbajtja e një trajnimi për 15 të rinj nga Presheva dhe Bujanoci mbi të drejtat e pakicave, Planin 7-pikësh dhe aktivizmin qytetar.
Përgatitja e materialeve trajnuese dhe prezantimit në PowerPoint.
Shtjellimi i çështjeve të rëndësishme për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
KRITERET:
Diplomë universitare në njërën nga fushat e lartpërmendura.
Përvojë në të drejtat e pakicave, avokim dhe aktivizëm qytetar.
Preferohet të jetë nga Lugina e Preshevës.
Pagesa: Kompensim ditor i përcaktuar sipas përvojës.
Afati i aplikimit: 5 shkurt 2025 Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në: info@institutimozaik.org
TERMAT E REFERENCËS - shkarko këtu
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
-----------------------
"Ky aktivitet mbështetet si pjesë e projektit "Empowerment of Albanian youth and improvement of integration into Serbian society," i zbatuar nga Gradjanska Inicijative dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përmes Fondit për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF). Përmbajtja e saj është ekskluzivisht përgjegjësi e Institutit Demokratik Mozaik dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut apo të Gradjanska Inicijative. "